Eminem nxjerr në ankand atletet me çmim 20 mijë dollarë, paratë i dhuron për COVID-19

Mediale Vip

Eminem nxjerr në ankand atletet me çmim 20 mijë dollarë, paratë i dhuron për COVID-19

Më: 1 maj 2020 Në ora: 00:18
Eminem

Eminem po nxjerr në ankand një palë atlete të tij për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit.

Reperi 47-vjeçar – emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers III – ka dhuruar një palë atlete të tij shumë të Jordan 4 Retro, kurse me paratë e mbledhura do të sigurojë lehtësim në mes të pandemisë së koronavirusit, shkruan DailzMail, transmeton lajmi.net.

Këpucët janë një palë nga shumë prej tyre që ai i posedon, dhe ankandi vjen pasi Eminem fillimisht debutoi me linjë të tyre në vitin 2015, kur ai bëri vetëm 10 palë në dispozicion për oferta në eBay, ku të ardhurat shkuan në fondacionin e tij Marshall Mathers.

Në ankandin e tij të parë, çdo palë janë shitur në të kaluarën për më shumë se 20,000 dollarë.

Ofertuesi me fat i ankandit të fundit të Eminem do të marrë gjithashtu një bluzë të cilësisë së mirë ‘Detroit Slim’.

Duke zbuluar lajmin në Twitter, reperi shkroi “Po pastroj dollapin tim duke dhuruar një palë @ Jumpman23 @Carhartt 4 së bashku me një me një bluzë të mirë për @stockx. Të ardhurat shkojnë në fondin e reagimit të solidaritetit COVID-19”.

Bileta për ankand kushton 10 dollarë dhe ofertuesit mund të blejnë sa më shumë bileta dhe shanset për të fituar ju rriten.

Eminem kohën e fundit tregoi anën humanitare duke dhuruar shpageta për punonjësit e kujdesit shëndetësor në Spitalin e Sistemit Shëndetësor Henry Ford në Detroit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat