Pas lajmit të shtatzënisë së Gigi-t, çfarë ndodhi me Zayn? Këngëtari thyen heshtjen

Mediale Vip

Pas lajmit të shtatzënisë së Gigi-t, çfarë ndodhi me Zayn? Këngëtari thyen heshtjen

Më: 3 maj 2020 Në ora: 10:00
Zayn Malik, Gigi Hadid

Pak ditë më parë, pasi festoi 25-vjetorin e saj, në rrjet qarkulloi lajmi se modelja e njohur, Gigi Hadid është shtatzënë prej 20 javësh.

Këtë moment special në jetën e Hadid dhe këngëtarit, Zayn Malik e konfirmuan dhe të afërmit e tyre si mamaja e Gigi-t dhe miqtë e dyshes. Hadid u shpreh gjatë një interviste në programin ‘The Tonight Show Starri ng Jimmy Fallon’ se i ka mirëpritur urimet e të gjithëve dhe se është shumë e lumtur tashmë.

Pas reagimeve të ndryshme, heshtja e Zayn i ka befasuar ndjekësit. Megjithatë së fundmi burime pranë artistit kanë treguar për ‘UsWeekly’ se ai nuk mund të ishte më i surprizuar se sa kaq. Ata kanë shtuar se Malik ka qenë i dashuruar me Gigi-n edhe kur ata janë ndarë, duke shpresuar se do të riktheheshin sërish bashkë.

Siç duket dashuria e madhe e çiftit ka mundur çdo pengesë dhe shumë shpejt ata do i gëzohen frytit të tyre të dashurisë, i cili mendohet të jetë një djalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat