Gjyshja e Besit tregon se çfarë kërkon Xhensila nga ajo sa herë të takohen

Mediale Vip

Gjyshja e Besit tregon se çfarë kërkon Xhensila nga ajo sa herë të takohen

Më: 3 maj 2020 Në ora: 20:32
Xhensila, Besi, Ija

Ija gjyshja e komedianit Bes Kallaku ka treguar kërkesat që nusja i bën.

Besi është një njeri shumë i lidhur me gjyshen dhe kishte rrëfyer edhe më parë se është një nga gratë më të rëndësishme në jetën e tij.

Sot Ija ishte e ftuar në emisionin ‘E diell’ ku tregon se cila është kërkesa më e shpeshtë që Xhensila i bën sa herë të shkojë në fshat.

“Xhensila kërkon gjëra fshati, gjellën që bëjmë ne, me domate ose patate, djathin që bëjmë vetë, blejmë qumështin dhe djathin e bëjmë vetë ne, gjalpin e bëjmë vetë. Kur qëllon qumështi i mirë, i çojmë dhe një kavanoz atyre, për Ajkën”, tregoi Ija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat