Edhe Butrint Imeri me këngë të re, publikon foto nga prapaskenat e klipit

Mediale Vip

Edhe Butrint Imeri me këngë të re, publikon foto nga prapaskenat e klipit

Më: 4 maj 2020 Në ora: 18:44
Butrint Imeri

Publikun po e pret një seri projektesh nga artistë të ndryshëm.

Gjatë kësaj jave shumë artistë kanë konfirmuar se brenda këtij muaji do të publikojnë këngët e tyre të reja, e një lajmërim të tillë e bëri edhe Butrint Imeri.

Këngëtari publikoi disa imazhe nga prapaskenat e klipit në profilin e tij në Instagram, por pa zbuluar datën dhe emrin e këngës.

Rreth dy muaj më parë së bashku me Ermal Fejzullahun, Butrinti kishin ripërpunuar këngën e ‘Për një dashuri’, një projekt që tani ka arritur shifrën e 10 milionë klikimeve në Youtube.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat