Pas keqkuptimit që patën në rrjet, Selena Gomez dhe Bella Hadid i japin fund rivalitetit?

Mediale Vip

Pas keqkuptimit që patën në rrjet, Selena Gomez dhe Bella Hadid i japin fund rivalitetit?

Më: 5 maj 2020 Në ora: 06:29
Bella Hadid / Selena Gomez

Bella Hadid dhe Selena Gomez duket se nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë dhe kjo gjë u ka rënë në sy të gjithëve. Të dyja kanë qenë partnere të reperit Weeknd dhe kanë pasur një rivalitet të heshtur. Ndërkohë që nga Selena është parë një përpjekje e vazhdueshme për të rregulluar marrëdhënien me Bella-n, kjo e fundit e ka injoruar. Disa muaj më parë ato patën “një incident” që e bëri rrjetin të ndahej në dy grupe, skuadra Selena dhe skuadra Bella.

Selena u mundua të rregullonte marrëdhënien e saj me Bella-n duke e ndjekur në Instagram dhe më pas duke komentuar në një foto të saj “Mahnitëse”. Ndaj këtij gjesti dashamirës, Bella reagoi duke e fshirë fare postimin dhe as nuk e ndoqi mbrapsht. Kjo gjë ngjalli kritika në rrjet.

Ndërsa në një faqe fansash që tregonte gjestin e Bella-s, Selena komentoi “kjo gjë ta shpif”.

Nuk dihet ç’ndodhi, por vajzat duket se i kanë sqaruar keqkuptimet mes tyre. Selena kërkoi falje asokohe për komentin e saj, ndërsa së fundmi Bella e ka i ka bërë "follow back" në Instagram.

Epo, në këtë kohë që jetojmë, ndërveprimet në rrjetet sociale thonë shumë. Mes vajzave duhet të ketë ndodhur patjetër diçka. Me siguri Bella e ka lënë pas të shkuarën tani që nuk është më me The Weeknd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat