Nuk do ta njihni Adelen, ka humbur shumë kilogramë

Mediale Vip

Nuk do ta njihni Adelen, ka humbur shumë kilogramë

Më: 6 maj 2020 Në ora: 12:13
Adele

Këngëtarja e njohur, Adele, i ka habitur të gjithë me një fotografi që e publikoi të martën në Twitter. Në shkurt u raportua se ajo i ka humbur mbi 40 kilogramë dhe kjo vërehej qartazi në fotografinë e publikuar.

Autorja e hitit “Hello” ishte duke e festuar ditëlindjen e vet të 32-të kur u shfaq në një fustan të zi, i cili ia vinte në pah linjat e reja të trupit, shkruan “Daily Mail”.

“Faleminderit për dashurinë për ditëlindje. Shpresoj se të gjithë jeni duke qëndruar të sigurt dhe të shëndoshë gjatë kësaj kohe të çmendur”, shkroi ajo në përshkrimin e bashkëngjitur me fotografinë e publikuar.

Këngëtarja e njohur vërehej se kishte humbur peshë edhe në tetor të vitit të kaluar, kur i ishin publikuar disa fotografi në festën e ditëlindjes së mikut të saj, Drake.

Në vitin 2012, ajo kishte deklaruar se nuk e ka në plan të ketë trup të hollë, por më 2016 kishte humbur peshë në mënyrë të dukshëm. Sipas një burimi, ajo i ishte nënshtruar dietës “Sirtfood”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat