Archie feston 1-vjetorin, shikoni ç’bën Princ Harry në videon e ëmbël të publikuar në këtë ditë

Mediale Vip

Archie feston 1-vjetorin, shikoni ç’bën Princ Harry në videon e ëmbël të publikuar në këtë ditë

Më: 6 maj 2020 Në ora: 18:59
Archie

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë ndarë një video të ëmbël duke i lexuar Archie-t  një libër për fëmijën, për të festuar ditëlindjen e tij të parë.

Meghan shfaqet duke i lexuar “Duck! Rabbit! " djalit, ndërsa babai krenar, Harry, i filmon, duke bërë si rosak në sfond. Libri është një nga tregimet më të preferuara të Archie-t, i cili nuk rri dot pa e shfletuar atë.

E veshur thjeshtë, Meghan na zbulon edhe pseudonimin e të voglit teksa i thotë: “Le të shkojmë në faqen tjetër, shiko Arch".

Archie i paduruar duket se shpërqendrohet nga një libër tjetër dhe Meghan i thotë: “Le të përfundojmë së pari këtë libër".

Videoja mendohet se është regjistruar në Kaliforni, ku Meghan dhe Harry janë duke jetuar tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat