Sa e bukur është bërë vajza e Bradley Cooper dhe Irina Shayk!

Mediale Vip

Sa e bukur është bërë vajza e Bradley Cooper dhe Irina Shayk!

Më: 10 maj 2020 Në ora: 08:23
Irina Shayk, Lea de Seine

Lea de Seine, vajza e aktorit Bradly Cooper dhe modeles Irina Shayk, është rritur dhe zbukurohet cdo ditë e më shumë. Fotot më të fundit të saj e tregojnë duke shëtitur e luajtur me të ëmën, të cilën e ka ulur në karrocë dhe e shtyn, duke ndërruar kështu rolet. Fotot tregojnë se Lea është bërë vërtet bukuroshe, dhe me flokët e celur e sytë bojëqielli, ngjan shumë me të atin.

Genet për cdo rast, janë super të mira nga të dyja krahët, sepse dhe Irina është prej top modeleve më të vlerësuara sot në botë.

Edhe pse një cift mjaft i pëlqyer, Bradley dhe Irina u ndanë pas një marrëdhënieje katër vjecare. Për hir të vajzës megjithatë, ata kanë vendosur të jetojnë në të njëjtin qytet, në mënyrë që të ndajnë kujdestarinë e saj.

Image
Irina Shayk, Lea de Seine
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat