Anulimi i dasmave? Këngëtari tejet i zhgënyer me ministrin Arben Vitia

Mediale Vip

Anulimi i dasmave? Këngëtari tejet i zhgënyer me ministrin Arben Vitia

Më: 10 maj 2020 Në ora: 17:34
Taulant Bajraliu dhe Arben Vitia

Vendimi i anulimit të dasmave nga ministri Arben Vitia i marrë me datën 4 maj,  shkaktoi polemika të shumta nga artistë të cilët shprehen pakënaqesitë  e tyre duke e quajtur si vendim të padrejtë.

Por disa e morën si diçka normale duke e ditur gjendjen aktuale të karantinimit për parandalimin e koronavirusit.

Këngëtarët e estradës janë të shumtë të cilët përfitojnë nga dasmat që  mbahen Kosovë, Shqipëri duke mos i lënë anash edhe mbrëmjet muzikore, sidomos gjatë verës.

Këngëtari, Taulant Bajraliu në një prononcim shprehi pakënqësitë e tij me marrjen e këtij vendimi.

Ju jeni njëri nga këngëtarët që merrni ftesa të shumta sa i përket dasmave dhe ahengjeve, marrja e vendimit për anulimin e tyre nga ministri Arben Vitia sipas juve a është i duhur?

Taulant Bajraliu: Unë jam shumë i zhgënjyer me ketë vendim sepse po të ishim vetëm ne këngëtarët nuk do të ishte problem. Por janë edhe 30.000 këtu, në pyetje janë 30.000 familje që varen nga puna e tyre. Nuk kanë asnjë të ardhur. E kanë bo bujë jo që këngëtarët po ju dhem se po humbin shumë pare por nuk është e vërtetë se ne mundemi dhe 1 sezone edhe 2 pa këndu se kemi rezerva po çka me i bo punëtorit? Më pak fjalë shumë i pa duhur ky vendim, tha këngëtari.

Menjëherë pas marrjes së vendimit nga ministria ai që reagoi ishte këngëtari, Labinot Tahiri, madje ai tha se do organizoi protesta. Leonora Jakupi nuk u pajtua me Labin pasi që sipas saj rrezikohet shëndeti i qyetarëve dhe jo vetëm, mund të vdesin njerëzit nga infektimi me Covid-19-të dhe nuk ka asgjë më më rendësi se sa shëndeti.

Rikujtojmë se Labinot Tahiri ishte deklaruar se nuk ka asnjë virus, është thjesht shpërlarje truri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat