Ndërron jetë Betty Wright, ikona e muzikës ‘soul’

Mediale Vip

Ndërron jetë Betty Wright, ikona e muzikës ‘soul’

Më: 10 maj 2020 Në ora: 18:51
Betty Wright

Ikona e muzikës ‘soul’, Betty Wright, ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar mbesa e saj në një prononcim për Heavy.com.

Fituesja e çmimit Grammy, e cila ka qenë më së miri e njohur për hitin “Clean Up Woman” ka vdekur të dielën (10 maj), ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

“Sapo e kam humbur hallën time këtë mëngjes… dhe tash disponimi im ka ndryshuar… pusho në paqe halla Betty Wright, fluturo lart engjëll”, ka thënë mbesa e saj.

Betty, emri i vërtetë i të cilës ishte Bessie Regina Norris, ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore që nga java e kaluar, pasi që këngëtarja Chaka Khan kishte bërë një postim në Twitter duke u kërkuar fansave që të luteshin për të.

Wright u bë e njohur në vitet e shtatëdhjeta kur e kishte publikuar hitin “Clean Up Woman”, si 18 vjeçare. “Tonight Is The Night”, “Shoorah Shoorah” e “Where Is The Love”, janë disa nga hitet tjera të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat