Armina Mevlani flet për planet për t’u bërë me fëmijë

Mediale Vip

Armina Mevlani flet për planet për t’u bërë me fëmijë

Më: 10 maj 2020 Në ora: 20:52
Armina Mevlani

Në një intervistë të shkurtër për Prive, Armina Mevlani iu përgjigj disa pyetjeve, për të cilat të gjithë janë kuriozë. Një prej pyetjeve që i bëjnë më shpesh Arminës, përveç dasmës (besojmë), është se kur planifikojnë të bëhen me fëmijë ajo dhe Shkëlzeni.

Me sa duket, do na duhet të presim akoma, pasi Armina thotë se ende nuk kanë në plan. Për momentin ajo është duke u përqëndruar te karriera dhe duke udhëtuar. Ndërsa kur bebi të vijë dëshiron të shpenzojë sa më shumë kohë me të.

“Unë jam ende në të njëzetat, jam 28 vjeç. Mendoj që është edhe çështje zgjedhjeje. Unë dua patjetër që kur të kem një fëmijë të përgjigjem për të 100% dhe të shpenzoj kohë. Nuk dua që të largohem për punë apo të udhëtoj kaq shumë sa po udhëtoj për momentin. Duke qenë se kam edhe projekte pune, më duhet që të udhëtoj.

Nuk e kam marr ende këtë vendim, por sigurisht që nuk dua të jetë edhe shumë vonë, pasi dua ta gëzoj duke qenë në një moshë të re. Pra, të jemi si shoqe ose si shokë”, -është përgjigjur Armina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat