Taylor Swift shet njërën prej dy avionëve privat

Mediale Vip

Taylor Swift shet njërën prej dy avionëve privat

Më: 10 maj 2020 Në ora: 20:53
Taylor Swift

Taylor është vlerësuar si këngëtarja më e paguar në vitin 2019.

Edhe pse është një nga artistet më të pasura Taylor mendon se mund t’ia del edhe vetëm me një avion privat, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit ‘London Boy’, 30 vjeçe, shiti avionin ‘Dassault Falcon 50’ muajin e kaluar duke mbetur kështu me një aeroplan tjetër privat, një më të madh ‘Dassault-Breguet Mystere Falcon 900’.

Avioni më i vogël  të cilin Taylor raportohet të ketë blerë në 2012  kaloi përmes një transferimi të regjistrimit më 16 mars, nga SATA LLC në Nashville në një entitet të ri të quajtur BoneDoc Aviation LLC, siç tregohet nga të dhënat e FAA.

Ndërsa nuk dihet se sa ka paguar T.Swift saktësisht për aeroplanin Falcon 50 në kohën e blerjes, dhe as sa e shiti atë, avionë të ngjashëm kanë çmime në afërsi të 1 deri në 6 milion dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat