E izoluar me Orlando-n, Katy Perry zbulon çfarë i mungon më shumë gjatë shtatzënisë

Mediale Vip

E izoluar me Orlando-n, Katy Perry zbulon çfarë i mungon më shumë gjatë shtatzënisë

Më: 10 maj 2020 Në ora: 21:11
Orlando, Katy Perry

Katy Perry dukej e mahnitshme teksa tregoi se sa i është rritur barku nga shtatzënia gjatë një interviste.

Këngëtarja, 35 vjeç, është në pritje të fëmijës së parë me të fejuarin Orlando Bloom, 43 vjeç, e cila me shumë qejf tregoi barkun e rritur në Instagram.

Gjatë një bisede live me këngëtaren Cyn, Katy tërhoqi fundin për të zbuluar barkun e rritur. Ajo gjithashtu tregoi se është izoluar me Orlando-n, duke bërë shaka se nuk mund të fshehë asgjë prej tij tani që janë 24/7 së bashku.

"Nëse më do gjatë karantinës, do të më dojë çdo herë tjetër,"- tha ajo duke qeshur teksa bisedonte.

Gjëja për të cilën ankohet vazhdimisht është fakti se nuk mund të pijë dhe birrat i mungojnë shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat