Kaq vlerësohet pasuria e Rihannës

Mediale Vip

Kaq vlerësohet pasuria e Rihannës

Më: 13 maj 2020 Në ora: 13:20
Rihanna

Rihanna ka debutuar në listën e “Sunday Times”, ku listohen këngëtarët më të pasur.

Rihanna ka hyrë në listën “The Sunday Times Rich List”, me një pasuri të vlerësuar 468 milionë funta, shkruan BBC.

Ylli i pop-it, e cila tani banon në Londër, kapërcen Elton John dhe Mick Jagger, duke zënë vendin e tretë në listën e muzikantëve më të pasur në Britani.

Andrew Lloyd Webber dhe Paul McCartney janë të parët në këtë listë, me pasuri prej 800 milionë funta.

Fitimet e Rihannas janë kryesisht për shkak të markës kozmetike “Fenty Beauty”, ku pjesa e saj e raportuar 15% vlen 351 milionë funta.

“Ajo disi na kapi në befasi”, thotë Robert Watts, i cili përpilon listën vjetore të Sunday Times.

“Shumë pak njerëz e dinin që ajo jetonte në Mbretërinë e Bashkuar deri në verën e kaluar. Tani ajo është mirë e vendosur të jetë muzikantija e parë që arriti statusin e miliarderes në Mbretërinë e Bashkuar,”tha ai për BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat