Aktorja 10 vjeçare nuk ndalet, ky është suksesi i radhës për të

Mediale Vip

Aktorja 10 vjeçare nuk ndalet, ky është suksesi i radhës për të

Më: 14 maj 2020 Në ora: 17:57
Beren Gokyildiz

Aktorja turke Beren Gokyildiz është vetëm 10 vjeç, por është një nga fëmijët më të njohur të kinematografisë turke.

Fama e saj ka kaluar Turqinë dhe tashmë ajo njihet në të gjithë shtetet ku janë transmetuar serialet në të cilat ka marrë pjesë.

“Nënë” dhe “Bija ime”, janë dy seriale shumë të suksesshëm të Berenit të cilat janë transmetuar edhe në Shqipëri.

Pas famës së madhe që ka arritur me talentin e saj, 10-vjeçarja tani ka shënuar një tjetër sukses. Beren ka arritur 1 milion ndjekës në rrjetin social Instagram.

Aktorja është shumë aktive në këtë rrjet social i cili përdoret nga e ëma e saj. Beren i ka falenderuar 1 milion ndjekësit duke publikuar një video të përgatitur nga fansat.

“Faleminderit familja ime prej 1 milion fansash”-shkroi aktorja krah videos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat