Justin i lë postim emocionues gruas teksa ajo fle

Mediale Vip

Justin i lë postim emocionues gruas teksa ajo fle

Më: 16 maj 2020 Në ora: 19:31
Justin Bierber dhe Hailey

Justin Bierber i bëri një dedikim të veçantë gruas së tij, Hailey.

Në Instagram ai shkroi se ndihet i bekuar me të dhe i nderuar që është bashkëshort i saj.

“E dashur Hailey, teksa qëndroj këtu i shtrirë, ti duke fjetur afër meje, mendoj me vete se si u bëra kaq i bekuar. Përulësia, gëzimi dhe dëshira jote për të përparuar më mahnitë! Jam i nderuar të jem bashkëshorti yt. Të premtoj se do të të dua gjatë gjithë ditëve të jetos sonë”.

“Natën e mirë Hailey. Shpresoj që do ta lexosh këtë në mëngjes dhe të buzëqeshësh! Ti je GJITHMONË-i im”, shkroi ai krahas fotografisë së postuar ku duken së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat