'Çun e paske se qenke prishur në fytyrë', Olta Gixhari i kthehet ndjekësit për shtatzëninë

Mediale Vip

'Çun e paske se qenke prishur në fytyrë', Olta Gixhari i kthehet ndjekësit për shtatzëninë

Më: 17 maj 2020 Në ora: 10:29
Olta Gixhari

Aktorja shumë e dashur për publikun, Olta Gixhari konfirmoi së fundmi lajmin e shtatzënisë.

Ajo është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Olta publikoi në profilin e saj të Instagramit një foto me partnerin krah së cilës shkruante "Mami dhe babi".

Ndjekësit nuk kanë hezituar ta urojnë për lajmin e ëmbël dhe në sy ka rënë komenti i dikujt që shkruan se aktorja është në pritje të një djali.

'Urime! Çun e paske se qenke prishur në fytyrë, të vijë shëndetshëm kjo ka rëndësi", shkruan ndjekësi.

Ndërkohë nuk ka munguar një përgjigje nga Olta, e cila ka replikuar me humor:

"Po ku ma sheh fytyrën?". "Te fotot më para po shaka ishte më shumë, gjithsesi mbarësi", ka shkruar sërish ndjekësi.

Image

Aktorja nuk ka reaguar më duke mos zbuluar gjininë e fëmijës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat