Cara Delevingne dukej e mërzitur teksa fotografohet për herë të parë pas ndarjes nga Ashley Benson

Mediale Vip

Cara Delevingne dukej e mërzitur teksa fotografohet për herë të parë pas ndarjes nga Ashley Benson

Më: 17 maj 2020 Në ora: 11:52
Cara Delevingne

Cara Delevingne u shfaq e pashpresë ndërsa u fotografua për herë të parë pasi ish-e dashura e saj, Ashley Benson konfirmoi romancën e re me G-Eazy.

Modelja, 27-vjeçe dhe aktorja e “Pretty Little Liars” u ndanë muajin e kaluar pas dy vitesh së bashku dhe Ashley që nga ajo kohë është lidhur me reperin amerikan, 30-vjeçar.

Cara dukej e fokusuar në telefonin e saj, e cila po qëndronte ulur në një makinë të zezë në Los Angeles të shtunën.

Aktorja e “Carnival Row” u shfaq pa makijazh dhe zgjodhi një bluzë të zezë për shëtitje, teksa flokët i mbante të kapurt lart.

Paraqitja e saj vjen pasi ish-e dashura Ashley mori reagime të shumta rreth lidhjes së saj te re dhe se Cara u hodh në mbrojtje duke thënë që ‘të ndalonin së urrejturi ish-partneren e saj’.

Ylli me origjinë nga Britania përmes rrjeteve sociale u tha fansave të ndalonin së komentuari jetën e Ashley, meqë filloi të takohej me G-Eazy pas ndarjes së tyre muajin e kaluar.

“Është shumë e rëndësishme tani të shpërndajmë dashuri sesa urrejtje”, ka thënë Cara, duke iu referuar pandemisë së coronavirusit.

“Të gjithë ju që e urreni Ashley Benson ju lutem ndaloni. Ju nuk e dini të vërtetën”, vazhdon biondja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat