‘E di që tingëllon çmenduri’, Justin Bieber tregon çfarë s’do donte të kishte bërë para martesës

Mediale Vip

‘E di që tingëllon çmenduri’, Justin Bieber tregon çfarë s’do donte të kishte bërë para martesës

Më: 17 maj 2020 Në ora: 20:56
Justin, Hailey

Justin Bieber dhe Hailey kanë gjetur një mënyrë shumë interesante për ta kaluar bukur dhe në shoqërinë e ndjekësve karantinën. Ata kanë bërë disa video live në Facebook dhe na kanë treguar disa gjëra interesante që nuk i kishin zbuluar në intervistat e mëparshme.

Së fundmi, Justin ka bërë një rrëfim që askujt s’ia kishte marrë mendja. I pyetur se çfarë do donte të ndryshonte nëse do të kthehej pas në kohë, Justin dha përgjigjen që më pak prisnim.

“Nuk pendohem për asgjë, sepse mendoj se ato të bëjnë ky që je sot, ti mëson prej gjërave, por nëse do të kthehesha pas dhe nuk do të përjetoja disa nga dhimbjet me të cilat jam përballur, atëherë me shumë mundësi s'do kisha shkuar me dikë para martesës. E di që tingëllon çmenduri, por nuk mendoj se është informacion i tepruar, mendoj se është i dobishëm. Seksi mund të jetë paksa i ngatërruar kur shkon me dikë vetëm sepse ndjen tërheqje seksuale... është e vërtetë. Me shumë mundësi s’do kisha kryer marrëdhënie para martesës,” –u shpreh këngëtari.

Hailey, nga ana tjetër, u përgjigj se nuk e dinte nëse do të thoshte të njëjtën gjë, pasi ata kanë pasur eksperienca të ndryshme nga njëri-tjetri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat