Ed Sheeran kryeson listën e muzikantëve të rinj më të pasur në Britani të Madhe

Mediale Vip

Ed Sheeran kryeson listën e muzikantëve të rinj më të pasur në Britani të Madhe

Më: 18 maj 2020 Në ora: 00:25
Ed Sheeran

Ed Sheeran është njëri prej artistëve me famë botërore që ka thyer rekorde të shumta përmes hiteve të tij.

Duket se përmes tyre ka arritur të bëhet njëri prej figurave më të pasura në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Daily Star.

Pas katër albumeve dhe turneut dyvjeçar që pati nëpër botë, Sheeran tashmë është zyrtarisht muzikanti më i pasur nën moshën 30 vjeçare.

Krijuesi i hitit “Perfect” kryesoi në Sunday Times Rich List me një vlerë neto të raportuar prej 200 milionë funtesh (223 milionë euro).

Këngëtari vitin e kaluar kishte njoftuar se do të pushonte pak nga muzika, ndërsa tani ai po vetizolohet në rezidencën e tij me të dashurën.

Harry Styles u rendit në vendin e dytë në listë, ndërsa u pasua nga Niall Horan në vendin e tretë, Louis Tomlinson në vendin e pestë, kurse Liam Payne dhe Zayn Malik në vendin e gjashtë dhe të shtatë.

Në këtë listë kanë debutuar edhe Dua Lipa dhe George Ezra që e ndajnë vendin e 11-të me pasuri prej 16 milionë funtesh (18 milionë euro) secili. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat