Vesa i gëzohet rikthimit në kopsht të djalit të saj Lianit, ka disa fjalë

Mediale Vip

Vesa i gëzohet rikthimit në kopsht të djalit të saj Lianit, ka disa fjalë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 10:52
Vesa Luma me djalin e saj

Vesa Luma e ka publikuar një foto të djalit të saj duke shkuar në kopsht, pas dy muajsh.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma i është gëzuar lehtësimit të masave gjatë kësaj periudhe pandemie.

Atë e ka gëzuar edhe fakti se sot, pas dy muajsh, djali i saj Liani i është rikthyer kopshtit.

Duke u lutur që sa më shpejt të normalizohet situata dhe duke kërkuar masa të shtuara sigurie për veten, këngëtarja i ka shkruar disa fjalë pranë postimit.

“ U kthyem sot ne kopsht pas 2 muajsh  – me rregulla te reja e shume strikte e me ndjenja te perziera! Normalisht duhet llogarit kohen ndryshe per shkak te distances ne rruge ,distances mes prinderve, nenshkrimi me te dhenat personale ne cdo korridor e cdo hyrje (per te pas me te lehte gjurmimin e kontaktit) etj etj.. por asgje nga kjo nuk ka rendesi se sa lumturia e Lianit qe do ti takoj mesueset ,shoket e shoqet – por edhe lumturia e mamit Lianit Eshte heret te uroj per normalitetin sic ne e kemi konceptu para pandemise, por uroj me gjithe zemer qe te pakten te mbetet keshtu per sa kohe te jemi te gjithe te sigurte- gjithmone duke u kujdes shume per veten dhe te tjeret rreth nesh ”, ka shkruar Vesa pranë postimit të bërë në Facebook, foto ku Liani duket shumë i lumtur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat