Çiftet VIP shqiptarë që i dhanë fund lidhjes gjatë pandemisë

Mediale Vip

Çiftet VIP shqiptarë që i dhanë fund lidhjes gjatë pandemisë

Më: 19 maj 2020 Në ora: 18:52
Dafina dhe Dj Geek

Për dy muaj vendi ynë dhe shumë shtete të botës qëndruan të izoluara dhe nën masa të rrepta, pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Në këtë periudhë në botën e showbizit morëm edhe lajme aspak të mira për çiftet e famshëm. 

Dafina dhe Dj Geek – Lajmin e ndarjes së tyre e konfirmoi pak ditë më parë vetë Dafina e cila u shpreh se duhet të zgjidhte mes punës dhe dashurisë. “Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, u shpreh këngëtarja për revistën Story.

Ronela dhe Zerka – Pak kohë më parë u raportua se Ronela dhe Zerka i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas shumë vitesh së bashku. Zerka festoi ditëlindjen, por mungoi një urim nga Ronela. Gjithashtu dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Dyshja ende nuk ka reaguar pas lajmeve për ndarjen.

Nevina Shtylla dhe partneri i saj Arbër Myftari – Çifti ishin bashkë prej vitesh dhe bashkëjetonin prej një viti në Tiranë. Mirëpo së fundmi Nevina deklaroi se karantinën nuk po e kalonte me partnerin. “Nuk jam çift fare”-u përgjigj Nevina gjatë emisionit “E diell”, duke konfirmuar ndarjen teksa arsyet nuk u bënë të ditura.

Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi – Modelja Heidi Lushtaku pak ditë më parë deklaroi publikisht ndarjen nga boksieri Robin Krasniqi. Heidi u shpreh se ajo dhe Robin kanë mbetur miq dhe ka një respekt të veçantë për ish-vjehrrën e saj. “Unë vazhdoj ta çmoj si mik Robinin e sidomos familjen e tij, e në veçanti nënën e tij e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, dhe si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare”- u shpreh Heidi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat