Kejvina Kthella shëndoshet gjatë karantinës: “E ka fajin peshorja”!

Mediale Vip

Kejvina Kthella shëndoshet gjatë karantinës: “E ka fajin peshorja”!

Më: 20 maj 2020 Në ora: 19:59
Kejvina Kthella

Përveç ndikimit psikologjik (mbyllja brenda nuk është e lehtë e këtë e provuan të gjithë, karantina pati dhe një pasoje tjetër të padëshiruar për shumë prej nesh: shtimin në peshë.

Doemos, pa mundësi për të lëvizur apo për t`u marrë me ushtrime fizike, dhe me dollapin e ushqimeve që “ ta bën me sy” kur rri e vërdallosesh në kuzhinë, e vështirë ishte të dilje nga kjo situatë pa ndonjë kile të tepërt.

Modelja Kejvina Kthella, e lavdëruar shpesh për linjat e saj, duket nuk i ka shpëtuar dot as ajo “ kileve të izolimit”.

Modelja e tregoi vetë me një foto të publikuar në mediat sociale se peshorja e saj shënonte 71.2 kg.

“ Nuk bën peshorja, si gjithmonë”, ka shkruar ajo duke i dhënë këtij shqetësimi tone humori.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat