Edhe 100, Cher! Historia e ikonës që nuk e pëlqente veten!

Mediale Vip

Edhe 100, Cher! Historia e ikonës që nuk e pëlqente veten!

Më: 20 maj 2020 Në ora: 21:50
Cher

Cher është më shumë sesa një yll i pop-it; ajo është simboli i një historie të krijuar prej muzikës pop! Rrëfenja e kësaj gruaje është aq interesante, sa ka një muzikal në Broadway, “The Cher Show” që ndjek tre personazhe për ta plotësuar sa më mirë figurën e saj: Babe Cher, Lady Cher dhe Star Cher.

Këngëtarja legjendare mbushi 74 vjeç, dhe duket shumë mirë, falë edhe ndërhyrjeve estetike që nuk i mohon. Ishte vetëm 16 vjeç kur e zbuloi Sonny, me të cilin lidhi dhe kurorë. Bota mendoi se në moshën 20 vjecare, ajo do të zhdukej si figurë, por Cher kishte plane të tjera.

Në 2018-tën, u rikthye në ekrane për “Mamma Mia! Here We Go Again”, duke i rrëmbyer zemrat e publikut sërish. Nuk karrierë të dytë si e saj, passion, talent dhe këmbëngulje për t`u ngritur sa më lart.

Image
Cher

“ Ime më tha dikur: Zemër, duhet të rrish në shtëpi e të gjesh një burrë të pasur. Unë i thashë: Mami, unë jam burri i pasur”, rrëfente në 1994-tën. Kjo u kthye në njërën prej deklaratave më përfaqësuese të saj. Por ndonëse dukej kaq e fortë, ajo pohoi në një intervistë për New York Times, se në të vërtetë, asnjëherë nuk kishte pasur shumë besim në vetvete. “ Asnjëherë nuk kam qenë fanse e madhe e Cher”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat