Vig Poppa do të bëhet baba për herë të dytë

Mediale Vip

Vig Poppa do të bëhet baba për herë të dytë

Më: 23 maj 2020 Në ora: 20:47
Vig Popa

Reperi i njohur, Vig Poppa, nuk është një nga ata personazhe që vihet shumë në qendër të vëmendjes së mediave për jetën e tij private.

Ai është më shumë i përfolur rreth projekteve muzikore dhe sukseseve në karrierë, por herë pas here diskutohet edhe për të rejat në jetën e tij.

Së fundmi një lajm i gëzueshëm vjen nga familja e reperit, emri i vërtetë i të cilit është Vigan Bardhi.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Ena, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Lajmin për këtë e bëri të ditur vet Vig Poppa, teksa publikoi në rrjetin social Instagram dy fotografi të bashkëshortes së tij, ku shihet duke pozuar para pasqyrës me barkun e rrumbullakosur.

“Së shpejti, unë do të jem Papi 2.0”, shkroi reperi në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit.

Çifti përndryshe janë prindër edhe të një djali pesë vjeçar, të quajtur Domi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat