Ramë Lahaj ka shkuar për ta vizituar nënën mirëpo duke ruajtur distancën e me maskë në fytyrë.
Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, e ka vizituar nënën me rastin e festës së Bajramit.
Pranë fotos ku shihet duke mbajtur distancën dhe me maskë në fytyrë, ai ka prekur të gjithë me fjalët që ka shkruar.
Duke qenë se tani i ka mbetur vetëm njëri prind dhe nuk e sheh shpesh, Lahaj ka treguar se sa mall ndien derisa ka dëshirë ta përqafoj e nuk mundet shkak i pandemisë.
Megjithatë mundohet ta ruaj distancën për shëndetin e saj.
“U bënë 2 dekada, që vij me vrap e mall në këtë oborr ku i gjeja prindërit t’u gjallnu me përditshmërinë e tyre. Sot vij, më gjysmë shpirti se vetëm njëri me ka mbetur, e edhe ajo me 100 sëmundje e vuajtje mbi supe. Ndërsa mua më duhet t’i qëndroj larg e përballë më një maskë sikur kam ardhur të vjedhë, e jo të bëj Bajram me më të shenjtën time. Pa mundur ta shtrydhi në përqafim. Por shëndeti i saj është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër andaj edhe ti, nëse del të festosh se ke mall e dashni bëj shumë kujdes. Mbajë distancë e përdor maskën. Kështu ruan vetën dhe më të dashtunit tu. Urime Bajrami. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar ai.