Dukja e Leonora Jakupit në koncertin nga Skënderaji kushtoi mbi 4000 euro

Mediale Vip

Dukja e Leonora Jakupit në koncertin nga Skënderaji kushtoi mbi 4000 euro

Më: 25 maj 2020 Në ora: 17:45
Leonora Jakupi

Mbrëmë (e diel) në kuadër të rubrikës “Festojmë nga shtëpia” të Klan Kosovës është shfaqur këngëtarja shumë e pëlqyer në trojet shqiptare, Leonora Jakupi.

Ajo interpretoi disa nga hitet e saj nga sheshi “Adem Jashari” në Skënderaj, ndërsa mori vëmendje me paraqitjen e saj të mahnitshme.

Krahas këndimit, artistja dukej në top-formë me kostumin ngjyrë të gjelbër dhe aksesorët që zgjodhi për t’u përputhur me veshjen.

Kostumi i saj ishte i markës ‘Dolce&Gabbana’, teksa vuri edhe një palë vathë të kuq ‘Heart and Rose’ si aksesorë krah dukjes.

Kjo veshje e Leonorës kushtoi në tërësi hiç më pak se 4295 euro.

Vetëm xhaketa ka një vlerë prej 2450 euro, pantallonat po ashtu kushtojnë 1150 euro si dhe vathët 695 euro.

Shihet se Jakupi ka investuar mjaft shumë në këtë dukje, e cila e bëri të shfaqet edhe më tërheqëse.Këngëtarja nga Drenica përndryshe shquhet për hitet e saj si: “Sahara”, “A vritet pafajësia”, “Vajza e kojshisë”, “S’është koha për fjalë”, “Ti nuk ekziston”, “Gjermania”, “Buzëkuqja”, “Unë e di”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat