‘Princ Harry do të jetë një shpirt i humbur në Los Anxhelos’, flet autori mbretëror

Mediale Vip

‘Princ Harry do të jetë një shpirt i humbur në Los Anxhelos’, flet autori mbretëror

Më: 26 maj 2020 Në ora: 06:31
Harry dhe Meghan

Princ Harry do ta ketë të vështirë të përshtatet me jetën në Los Angeles me gruan e tij, Meghan Markle dhe djalin Archie, pretendon autori mbretëror Tom Quinn.

Komentatori mbretëror foli për lëvizjen e çiftit drejt SHBA-së në një dokumentar të ri që u transmetua në Shtetet e Bashkuara të shtunën,  më 23 maj.

"Unë mendoj se Harry do të jetë si një shpirt i humbur në SHBA", - tha Quinn në dokumentar. "Do të jetë shumë më keq për Harry-n në Amerikë sesa për Meghan në Angli. Sepse ai nuk është aq i ashpër sa ajo."

Dyshja duket se është përshtatur shpejt me jetën e re, duke marrë pjesë në biseda përmes aplikacionit Zoom në mbështetje të bamirësisë së tyre dhe duke dalë në rrugë për t’i dhuruar ushqime nevojtarëve në emër të ‘Project Angel Food’, një organizate lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat