Capri, vajza e të ndjerit Kobe Bryant, shfaqet duke hedhur hapat e parë në këtë video të adhurueshme

Mediale Vip

Capri, vajza e të ndjerit Kobe Bryant, shfaqet duke hedhur hapat e parë në këtë video të adhurueshme

Më: 26 maj 2020 Në ora: 06:39
Familja e Kobe Bryant

Gruaja e basketbollistit të ndjerë, 37 vjeç, postoi në mediat sociale momentin e adhurueshëm, pasi Capri, 11 muajshe, bëri disa hapa të vegjël.

Videoja u publikua katër muaj pasi bashkëshorti, Kobe, ndërroi jetë nga një përplasje me helikopter së bashku me vajzën 13-vjeçare Gianna-n.

Në video, të cilën Vanessa e ndau me 14.7 milion ndjekësit e saj në Instagram, tezja e Capri-t, Sophie, e mbajti vogëlushen përpara se të hidhej në krahët e nënës së saj.

Pas kësaj dëgjohen disa brohoritje për ngjarjen e rëndësishme. Vogëlushja shfaqet duke buzëqeshur teksa përkëdhelet nga nëna.

"E vogla ime !!!! Jam kaq krenare për ‘Koko Bean-in’ tim. Capri hodhi hapat e parë nga tezja, Sophie, deri tek mamaja sot", shkruajti ajo.

Edhe pse humbja tragjike e Vanessa-s është ende e freskët, ajo ka ndarë disa momente të lumtura me tre vajzat: Capri-n, 11 muajshe, Natalia-n, 17 vjeç dhe Bianka-n, 3 vjeç, në mediat sociale gjatë muajve të fundit.

Vetëm disa javë pas tragjedisë, Vanessa u përball me një moment tjetër të dhimbshëm, pasi bëhej fjalë për 14-vjetorin e lindjes së vajzës së ndjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat