Pritet mirë kënga e re “Pse mu” nga Arta Bajrami dhe Don Arbas

Mediale Vip

Pritet mirë kënga e re “Pse mu” nga Arta Bajrami dhe Don Arbas

Më: 26 maj 2020 Në ora: 08:48
Arta Bajrami

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami dhe vëllai i saj, Don Arbas, kanë publikuar gjatë këtyre ditëve këngën e tyre më të re.

“Pse mu” titullohet kjo baladë, e cila i ka rikthyer dyshen në stilin e dikurshëm të muzikës.

Kënga duket të jetë pritur mirë nga publiku dhe kjo shihet nga komentet e shumta pozitive në kanalin YouTube.

Ky projekt muzikor njëherësh shënon rikthimin në këndim pas disa viteve të Don Arbas, i cili njihet më shumë si producent i këngëve të njohura, kryesisht këngëve që punon për motrën e tij, Artën.

“Pse mu” është këngë me tematikë dashurie, e cila i dedikohet dashurisë së humbur dhe fatit të keq.

Fansa të shumtë të këngëtares e kanë shpërndarë këngën e saj të re në rrjetet sociale, duke dhënë kështu impaktin që është pritur mirë ky projekt i ri muzikor nga vëlla e motër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat