Vajza e Michael Jackson zhvishet me shoqet për të kënaqur fansat - Bota Sot
Vajza e Michael Jackson zhvishet me shoqet për të kënaqur fansat

Mediale Vip

Vajza e Michael Jackson zhvishet me shoqet për të kënaqur fansat

Më: 27 maj 2020 Në ora: 17:58
Paris Jackson

Paris Jackson, vajza e Michael Jackson ish-mbretit të muzikës pop, ka shpërndarë një foto në Instagram ku duket e zhveshur nga mesi e lart bashkë me shoqen e saj Talia-Rose, gjoksi i së cilës në foto mbulohet nga një efekt në formë ylberi.

22-vjeçarja qesh për kameran teksa shfaq varëse e zbukurime rreth qafës, teksa duket se nuk mban gjë tjetër veshur.

Mungesa e veshjeve reflektohet dhe nga paraqitja e shoqes së saj Talia-Rose, që qëndron në anën tjetër të fotos së guximshme.

Gjoksi i Talia-Rose është i mbuluar nga një formë ylberi e mbivendosur ndërsa edhe ajo mban varëse ruazash të çuditshme në qafë.

Paris nuk mban makiazh or ka tatuazhe të shumta në trup, sipas saj, të gjithë me njëfarë domethënieje shpirtërore.

Me sa duket Paris e Talia-Rose ishin duke shijuar një moment shpirtëror së bashku teksa shihen që kanë rregulluar një qilim me zbukurime, qirinj e kristale, si dhe disa vepra të tjera arti përreth.

Tapete janë të varura në mure ndërsa një kitarë shihet e mbështetur në mur.

Paris shkruan në komente: “Një nga fotot e mia të preferuara. Më mungon fëmijëria.”

Paris ka kufizuar komentet e mundshme në fotot e saj por kjo nuk i ndaloi 3.5 milionë fansat të tregonin dashurinë me më shumë se 120,000 ‘like’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat