‘Nuk doja të jetoja’, Katy Perry flet për betejën me depresionin - Bota Sot
‘Nuk doja të jetoja’, Katy Perry flet për betejën me depresionin

Mediale Vip

‘Nuk doja të jetoja’, Katy Perry flet për betejën me depresionin

Më: 27 maj 2020 Në ora: 18:28
Katy Perry

Katy Perry është hapur në lidhje me betejën e saj me depresionin, duke pranuar se u bë aq e keq sa nuk mund ta imagjinonte të jetonte.

Këngëtarja e ‘Part of Me’, 35 vjeç, aktualisht është duke promovuar albumin e saj të gjashtë, për të cilin thotë se është ndikuar nga problemet e saj me shëndetin mendor.

Ajo aktualisht është duke pritur fëmijën e parë, një vajzë, me të fejuarin, Orlando Bloom.

Duke folur të premten në ‘Good Morning America’, Katy tha se ishte "në depresion klinik" dy vjet më parë dhe vazhdonte të luftonte për ta përballuar.

"Unë isha në një lloj depresioni klinik dhe nuk e dija se çfarë ishte jeta ime dhe nuk mund ta imagjinoja veten duke jetuar, për të qenë plotësisht e sinqertë."- tha ajo.

“Tani, jo vetëm që do të jetoj, por do të sjell edhe një jetë në botë.”- shtoi ajo.

Ajo e quajti albumin e ri "një rekord për rezistencën dhe gjetjen e dritës në fund të tunelit", i cili do të dalë në treg më 14 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat