Karantina i jep fund lidhjes së dashurisë, Sarpi ndahet nga e dashura

Mediale Vip

Karantina i jep fund lidhjes së dashurisë, Sarpi ndahet nga e dashura

Më: 27 maj 2020 Në ora: 18:33
Tuba

Pak ditë më parë ishte aktorja e njohur Tuba Büyüküstün ajo që i dha fund lidhjes 3-vjeçare me biznesmenin Umut Evirgen dhe shkak, siç u komentua në media, u bë karantina. Së fundi, edhe një çift tjetër i njohur i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë pas disa javëve karantinë në të njëjtën shtëpi.

Çağatay Ulusoy, aktori i njohur për rolin e Sarpit në serialin “I infiltruari”, i ka dhënë fund historisë së dashurisë me Duygu Blonde. Çifti kanë qenë bashkë për një kohë të gjatë dhe të gjithë periudhën e karantinës e kaluan bashkë në të njëjtën shtëpi, në Zekeriyaköy.

Sipas mediave turke (Elit Magazine), mësohet se Duygu Blonde është kthyer në shtëpinë e saj në Nişantaşı, të cilën e kishte lënë para disa javësh për të kaluar karantinën së bashku me Sarpin. Gjithçka ka shkuar normalisht mes tyre gjatë këtyre javëve izolimi, por vetëm ditët e fundit Blonde është parë të largohet nga shtëpia e Çağatay Ulusoy. Elite Magazine shton gjithashtu se çifti i ka dhënë fund historisë për shkak se nuk po kujdeseshin më për njëri-tjetrin dhe për raportin e ndërtuar për një kohë të gjatë.

Çağatay Ulusoy dhe Duygu Blonde kanë luajtur së bashku në serialin 'Inside’, nga i cili lindi edhe raporti i tyre i ngushtë i dashurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat