Victoria tregon sekretin e martesës së saj të gjatë me David Beckham!

Mediale Vip

Victoria tregon sekretin e martesës së saj të gjatë me David Beckham!

Më: 27 maj 2020 Në ora: 21:41
Victoria dhe David Beckham

Kanë kaluar dy dekada që kur Victoria dhe David Beckham thanë “ Po” në altar. Stilistja 46 vjeçare ka treguar tani sekretin e martesës së tyre në një rrëfim për Today.

“ Besoj se fëmijët janë prioriteti ynë, dhe çdo gjë që bëjmë, vërtitet rreth tyre”, u shpreh ajo.

“ Punojmë të dy shumë fort. E duam jetën tonë profesionale. Mbështetemi tek njëri-tjetri dhe jemi me fat që jemi gjetur dhe që mundëm të rriteshim bashkë”, vazhdoi ajo.

E pyetur se cfarë ndjeu kur e pa të shoqin në fillim, u përgjigj: “ Ishte dashuri me shikim të parë”! Victoria dhe David kanë katër fëmijë bashkë: Brooklyn, 20 vjec,  Romeo 17, Cruz 14 dhe vajzën Harper, 8 vjece.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat