Dronë që fluturojnë mbi shtëpinë e tyre, Meghan dhe Harry ndihen të kërcënuar

Mediale Vip

Dronë që fluturojnë mbi shtëpinë e tyre, Meghan dhe Harry ndihen të kërcënuar

Më: 29 maj 2020 Në ora: 15:44
Meghan dhe Harry

Meghan dhe Harry aktualisht po jetojnë në Los Angeles, në vilën luksoze të Tyler Perry-t. Por që prej momentit që vendndodhja e tyre u zbulua, Meghan dhe Harry janë duke u përballur me probleme me privatësinë, madje ndihen të kërcënuar.

Një burim për Daily Beast ka rrëfyer se çifti mbretëror janë të shqetësuar për privatësinë e familjes së tyre, pasi po përballen me drone që fluturojnë vetëm 6 metra mbi shtëpinë e tyre, me qëllimin për të fotografuar ata dhe djalin e tyre, Archie-n.

“Ata kanë parë drone mbi shtëpi dhe mendojnë se po mbikëqyren nga fotografët. Meghan mori kërcënime raciste me vdekje gjatë kohës së dasmës, kështu që kërcënimi për ta është i madh. Imagjinoni si do ndiheshit të ishit në vendin e tyre, të kishit drona që ju fluturonin mbi kokë”, -tha burimi.

“Njerëzit harrojnë që ata janë njerëz, por ata janë njerëz normalë dhe një familje normale. Nuk po kërkojnë për trajtime të veçanta. Ata po kërkojnë vetëm sigurinë që të gjithë presim të na respektohet në shtëpitë tona.”

Çifti mbretëror kanë raportuar këtë muaj në policinë e Los Angeles-it “5 inciente që lidhen me dronët”. I fundit ishte vetëm pak ditë më parë, kur Meghan dhe Harry po luanin me Archie-n pranë pishinës në oborrin e shtëpisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat