Rihanna ndihet e trishtuar pas lajmit për vrasjen e George Floyd - Bota Sot
Rihanna ndihet e trishtuar pas lajmit për vrasjen e George Floyd

Mediale Vip

Rihanna ndihet e trishtuar pas lajmit për vrasjen e George Floyd

Më: 30 maj 2020 Në ora: 09:26
Rihanna

Rihanna ka reaguar për vrasjen e Geoge Floyd, i cili vdiq në duart e policit këtë javë.

Rihanna përmes Instagramit reagoi e zemëruar dhe trishtuar për vrasjen e George Floyd, shkruan DailyMail.

“Teksa shikoi popullin tim që vritet dhe linçohet ditë pas dite, më rëndon zemrën time! Tema e të qëndruarit larg shoqërisë, thjesht për të mos dëgjuar sërish George Floyd, duke kërkuar pa pushim jetën e tij”, filloi këngëtarja 32-vjeçare në postimin e saj.

Në fillim të kësaj jave, Floyd një person afrikano-amerikan i paarmatosur, përjetoi vdekje të tmerrshme në duart e policisë në Minneapolis, Minesota.

Rihanna vazhdoi: ‘Dukja argëtuese, gëzimi i pastër në fytyrën e këtij fanatiku, vrasësi, vjedhësi, derri, Derek Chauvin, më përhumb mua !!”

Image
Insta

Këngëtarja pyet se a është normal një veprim i tillë dhe cili është motivi i një vrasjeje të tillë.

Polici i Minneapolis i akuzuar për vrasjen e Floidit, Derek Chauvin, u arrestua të premten dhe u akuzua për vrasje të shkallës së tretë, thanë zyrtarët.

Në fund të postimit, autorja e hitit “Diamond” shkroi emrin e plotë të Floyd dhe dy afrikano-amerikanëve Ahmaud Arbery dhe Breonna Taylos, të cilët humbën jetën për shkak të brutalitetit të policisë në fillim të këtij viti.

Në pamjet e tmerrshme të videos të referuara nga Rihanna në postimin e saj, Floyd shihet duke thënë se ai nuk mund të marrë frymë ndërsa oficeri i vendos gjurin në qafë.

Protestat u rritën pasi autoritetet federale thanë të enjten se ata po e vendosin çështjen si prioritare, por nuk njoftuan arrestime në atë kohë.

Vdekja e 46-vjeçarit Floyd ka nxitur protestat më të dhunshme në Minneapolis dhe qytete të tjera të SHBA për brutalitetin e policisë kundër afrikano-amerikanëve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat