Lady Gaga mban fajtor Trumpin për vdekjen e Floyd

Mediale Vip

Lady Gaga mban fajtor Trumpin për vdekjen e Floyd

Më: 31 maj 2020 Në ora: 18:41
Lady Gaga, Donald Trump

Lady Gaga u bë e famshmja e fundit që ka kritikuar rëndë Presidentin Donald Trump.

Një ditë tjetër, një tjetër yll shpreh zhgënjimet e tij për Donald Trump.

Këtë herë ishte Lady Gaga, 34 vjeçare, e cila postoi një mesazh të gjatë në mediat sociale të Dielën, 31 maj, ku flet edhe për vdekjen George Floyd. “Zërat e komunitetit të me ngjyrë janë heshtur për shumë dhe kjo ka prodhuar pasoja vdekjeprurëse”, shkroi ajo.

“Dhe, pavarësisht se çfarë bëjnë ata për të protestuar, ata prapë janë takuar pa dhembshuri nga udhëheqësit që kanë për detyrë t’i mbrojnë ata. Njerëzit e përditshëm në Amerikë janë racistë, kjo është një fakt”.

Fituesja e Grammy më pas filloi të flet për vdekjen e Floyd për çfarë e mban fajtor Trumpin. “Ne kemi ditur për një kohë të gjatë që Presidenti Trump ka dështuar” tha ajo. “Ai mban zyrën më të fuqishme në botë, por nuk ofron asgjë tjetër përveç injorancës dhe paragjykimeve ndërsa njerëzit me ngjyrë vazhdojnë të humbin jetë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat