Georgina mbështet komunitetin e njerëzve me ngjyrë: Të gjithë jemi të barabart

Mediale Vip

Georgina mbështet komunitetin e njerëzve me ngjyrë: Të gjithë jemi të barabart

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 17:43
Georgina Rodriguez

Modelja e njohur me famë botërore, spanjollja Georgina Rodriguez, është një nga modelet më të dashura për publikun.

Famën e saj ajo e ka rritur edhe më tepër tashmë, si e dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo, me të cilin ka një fëmijë.

Edhe Georgina si shumica e personazheve të njohura, i është bashkuar kampanjës mbështetëse “Black Lives Matter”, në mbështetje të njerëzve me ngjyrë dhe kundër racizmit.

Image
Insta


“Gjithë mbështetja ime shkon për komunitetin e njerëzve me ngjyrë. Ne jemi të gjithë të barabart! Le të japim dashuri dhe shpresë për secilin”, ka shkruar ajo në mesazhin motivues që e ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat