Dafina Zeqiri: Pedofilët e kanë vendin në burg, jo në shkollë

Mediale Vip

Dafina Zeqiri: Pedofilët e kanë vendin në burg, jo në shkollë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 19:57
Dafina Zeqiri

Dafina ka reaguar për rastin e përdhunimit të 15-vjeçares në Tiranë.

Një e mitur është përdhunuar nga roja i shkollës 65-vjeç, ndërsa rasti ka nxitur debat në opinion.

Madje, gjatë ditës së sotme u mbajt një marsh me moton “Për fëmijërinë e humbur”, të cilit iu bashkuan edhe emra të njohur.

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka publikuar një fotografi në Instagram, e cila ka një mesazh lidhur me rastin e fundit.

“Pedofilët e kanë vendin në burg, jo në shkollë!”, është mesazhi që e mbështeti Dafina.

Kujtojmë se këngëtarja është në përgatitje të albumit të ri me titull “Dafinë moj”, ndërsa kënga e saj e fundit është “A je pendu” në duet me Cricket.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat