Të jesh panseksuale në një familje me mentalitet të mbyllur, modelja rrëfen si e pranoi veten

Mediale Vip

Të jesh panseksuale në një familje me mentalitet të mbyllur, modelja rrëfen si e pranoi veten

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 20:32
Cara Delevingne

Cara Delevingne foli për seksualitetin e saj në një kopertinë për revistën Variety. Modelja pranoi se është pansekuale dhe se mendon se kështu do të jetë gjithmonë. Ajo tregoi si është të jesh një njeri panseksual në Hollywood dhe në një familje me mentalitet të mbyllur.

“Mendoj se do të jem gjithmonë panseksuale. Sido që dikush ta përcaktojë veten, ‘ai’ apo ‘ajo’ – unë dashuroj personin – kjo është e gjitha. Unë tërhiqem nga personi”, -është shprehur modelja.

Cara rrëfeu se është rritur në një familje të rreptë angleze dhe për një kohë të gjatë ajo nuk donte ta pranonte njeriun që ishte.

“Nuk doja ta pranoja kush isha. Nuk doja ta mërzisja familjen time. Isha thellësisht e depresuar dhe e palumtur. Kur nuk e pranon veten dhe nuk e do veten, ti thjesht nuk je aty”, -tha ajo.

Cara pranoi se ishte e tmerruar nëse familja do ta merrte vesh dhe mendonte se do ta përzinin nga shtëpia. Por nuk ndodhi kështu. Ata e mbështetën dhe e pranuan.

Rikujtojmë që pak javë më parë, Cara i dha fund lidhjes me të dashurën e saj prej disa vitesh, Ashley Benson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat