Nuk e dinim që Rudina Magjistari e kishte origjinën nga ky qytet

Mediale Vip

Nuk e dinim që Rudina Magjistari e kishte origjinën nga ky qytet

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 14:06
Rudina Magjistari

Është një ndër programet që ndiqet më së shumti kjo për shkak së janë të ftuar nga çdo cep i Shqipërisë.

Dhe e kemi fjalën për programin e mbasdites ‘Rudina’.

Programi i saj është i larmishëm, por me sa duket dikujt i ka rënë në sy entuziasmi i vecantë i Rudina Magjistarit kur në studio ulet një korcar.

Vetëm tani arritëm të kuptojmë plotësisht përse ndodh kjo.

I ftuari i radhës i Rudinës ishte Devis Xherahu, i cili promovoi këngën e tij më të re “Like”, në gjuhën greke.

Por për moderatoren dhe publikun kishte përgatitur diçka speciale: një kolazh me serenata korcare.

Por ndërsa ishte duke biseduar me Rudinën, Devisi i tha se e kishte hasur dhe në qytetin e tij të lindjes, e ajo ia ktheu:

“Kisha shkuar për fundjavë, por unë origjinën e kam nga Korça, babin e kam nga Korça. Nuk e dije ti?” , ndërsa dërgoi një përshendetje të vecantë nga ekrani për të gjithë korçarët!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat