Ermali feston ditëlindjen, Rezarta emocionon: Jam gruaja më e lumtur në botë - Bota Sot
Ermali feston ditëlindjen, Rezarta emocionon: Jam gruaja më e lumtur në botë

Mediale Vip

Ermali feston ditëlindjen, Rezarta emocionon: Jam gruaja më e lumtur në botë

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 15:53
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Ditën e sotme bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta, Ermal Hoxha feston ditëlindjen.

Në këtë ditë të shënuar për njeriun e zemrës, Rezi ka bërë një urim të ndjerë për babanë e vajzës së saj.

Duke publikuar një fotografi të tyre, ajo shkruan sipër saj, “Kur u njohëm të dy shumë të rinj, numëronim çdo ditë ditëlindjet e njëri-tjetrit. Sot numërojmë sesa shumë ëndrra kemi realizuar bashkë… Uroj të plakemi bashkë e të numërojmë  ëndrrat e nipërve dhe e mbesave tanë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe! Me ty pranë jam gruaja më e lumtur në botë”.

Image

Çifti ka kaluar jo pak vështirësi, pas arrestimit të Ermalit si pjesë e grupit të laboratorit të kokainës në Xibrakë, teksa Rezi ngeli vetëm me Herën e vogël.

Ermali u lirua nga burgu para nj viti e gjysmë, duke bërë që familja të bashkohet.

Ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat