Justin dhe Hailey, pas izolimit në shtëpi, fillojnë pushimet luksoze

Mediale Vip

Justin dhe Hailey, pas izolimit në shtëpi, fillojnë pushimet luksoze

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 13:04
Justin dhe Hailey

Ata kohët e fundit u nisën për në një udhëtim luksoz në një park kombëtar në Utah, duke udhëtuar me shumë stil me një automjet ekstravagant që besohet se kushton mbi 1 milion dollarë.  

Por të shtunën, Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey Bieber u panë duke u rikthyer në natyrë, pasi u zhveshën në rroba banjë në një liqen, duke shijuar gjithashtu disa momente intime të dashurisë.

Hailey, 23 vjeç, tregoi fizikun e saj në mënyrë mbresëlënëse në bikini me ngjyrë të gjelbër, ndërsa Justin, 26 vjeç, shfaqi tatuazhet e tij duke veshur një palë pantallona të shkurtër.

Utah është e njohur për liqenet, përrenjtë dhe lumenjtë e saj të mëdhenj, dhe duket sikur çifti gjeti vendin e përsosur për tu relaksuar pas izolimit në shtëpi nga Covid-19. 

Dyshja u panë fillimisht në veshje sportive që ngjiteshin në shkëmbinjtë përpara se të gjenin një vend adekuat, ku mund të notonin.

Rikujtojmë që Justin dhe Hailey u kthyen në Los Angeles në fund të muajit të kaluar pas disa javësh izolimi në Kanada mes pandemisë koronavirus.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat