Angelina Jolie ndan historinë e trishtë që e ka mbajtur të fshehtë

Mediale Vip

Angelina Jolie ndan historinë e trishtë që e ka mbajtur të fshehtë

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 13:46
Angelina Jolie

Në një intervistë për “Vanity Fair”, aktorja hollivudiane Angelina Jolie ka treguar për herë të parë një histori të trishtë dhe shumë personale.

Ajo rrëfeu se përse e quajti vajzën e saj të parë Shiloh, e cila tani është 14-vjeçe dhe shumë e lidhur me të dy prindërit e saj.

“Pas emrit Shiloh fshihet një histori shumë e trishtë. Me këtë emër unë regjistrohesha nëpër hotele kur udhëtoja në mënyrë që askush të mos e kuptonte që isha unë. Emri që përdorja ishte Shiloh Baptist” –tregoi e emocionuar ylli i hollivudit.

Më pas ajo tregoi se Shiloh Baptist do të quhej fëmija i parë i prindërve të saj por që bebi nuk u pagëzua kurrë me këtë emër pasi mamaja e saj dështoi gjatë shtatzënisë.

Kjo është një temë delikate në familjen e tyre për të cilën nuk flitet shpesh, prandaj për Angelinën ishte diçka e veçantë ta përdorte këtë emër për vajzën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat