Këngëtarja nxjerr foton nga koha kur Rudina Magjistari “dukej si kukull Barbie”!

Mediale Vip

Këngëtarja nxjerr foton nga koha kur Rudina Magjistari “dukej si kukull Barbie”!

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 08:07
Rudina Magjistari

Ester Hoxha, këngëtare që prej vitesh jeton në SHBA, i bëri një surprizë mjaft të bukur Rudina Magjistarit në emisionin e saj. Ester, që e ka lënë këngën për t’iu kushtuar profesionit të saj si ekonomiste, kishte sjellë me vete foto nga karriera e saj. Këngën e do shumë dhe e quan “një ëndërr e ndërprerë në mes”.

Por ndërkohë, mes atyre fotove ishte dhe e saj pikërisht me Rudinën; Esteri e vogël, ndërsa Rudina ne fillesat e saj, dhe dukej kaq e bukur!

Moderatorja tha se nuk e mban mirë se ku është realizuar fotoja”. “Nga skenografia, kuptoj se duhet të jetë edicioni i parë i Maratonës së Këngës Popullore, skenografi modeste, ose ndoshta Porta e Fatit…”, – tha ajo, ndërsa Ester shtoi: “Unë nuk e mbaj mend me saktësi se çfarë ka qenë, por mbaj mend që i thosha mamit…ti për mua ishe një kukull Barbie… sepse ishe bionde. Dhe i thosha mamit, foto, foto, foto, dua foto”, u shpreh ajo duke qeshur.

Image
Rudina, Esteri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat