Blero në VV, fotografohet me Konjufcën e Bahtirin

Mediale Vip

Blero në VV, fotografohet me Konjufcën e Bahtirin

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 11:48
Pamje nga takimi

Duket se këngëtari i njohur Blerim Muharremi -Blero i është bashkuar Vetëvemdosjes.

Blero është parë të enjten krah për krah me nënkryetarin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca dhe kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri.

Konjufca bashkë me deputetin e VV-së, Mefail Bajçinovci kanë vizituar Mitrovicën ku kanë parë nga afër se si po shkon peticioni për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në disa fotografi që ka publikuar Bahtiri në Facebook shihet edhe këngëtari Blero.

Mitrovicën e vizituan Glauk Konjufca dhe Mefail Bajqinovci, të cilët nga selia qendrore erdhën ta përcjellin nga afër procesin e zhvillimit të peticionit për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat