Rihanna paguan 415 mijë dollarë qera në muaj për këtë rezidencë

Mediale Vip

Rihanna paguan 415 mijë dollarë qera në muaj për këtë rezidencë

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 22:28
Rihanna

Rihanna mori me qera rezidencën që dikur e kishin Kourtney dhe Khloe Kardashian.

Rihanna është gati të paguajë shumën e madhe për një muaj për shtëpinë me qera, shumë të cilën shumica e njerëzve do ta shpenzonin për ta blerë shtëpinë e ëndrrave të tyre, shkruan TheSun.

Këngëtarja 32-vjeçare – e cila u nda nga i dashuri i saj miliarder në fillim të vitit,  thuhet se po paguan 415,000 dollarë për të marrë me qera një rezidencë në Hamptons për vetëm një muaj.

Thuhet se këngëtarja tashmë ka paguar për këtë rezidencë, por ajo nuk është e para që banon në atë shtëpi.

Më parë, Khloe dhe Kourtney Kardashian jetuan atje kur filmuan “Kourtneu & Khloe Take the Hamtons” në verën e vitit 2014.

Autorja e hitit “Umbrella” do të jetojë në atë shtëpi nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit, sipas NT Post.

Shtëpia ka pesë dhoma gumi dhe aktualisht është në shitje për 10.00 milionë dollarë. Rezidenca është e gjerë 8.900 metra katrorë.

Rihanna thuhet se po kërkon edhe një shtëpi në Malibu, për pjesën tjetër të gushtit dhe shtatorit.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat