Spekulohet se Nicki Minaj është në pritje të fëmijës së parë

Mediale Vip

Spekulohet se Nicki Minaj është në pritje të fëmijës së parë

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 23:30
Nicki Minaj

Fansat e rep-artistes, Nicki Minaj, kanë spekuluar se ajo mund të jetë shtatëzënë.

Kjo pasi në paraqitjen e saj të fundit në këngën “Trollz”, ka mbuluar barkun e fryrë, shkruan Mirror.

37-vjeçarja është fotografuar gjysmë e zhveshur, teksa në pjesën e sipërme është mbuluar me disa copëza materiali në formë të yjeve.

Pas publikimit të tyre në rrjetin social Instagram, fansat menjëherë kanë dyshuar se këto veshje ajo i ka shfrytëzuar që të mbulojë barkun e fryrë.

Njëri prej tyre kishte shkruar: “Nicki Minaj është shtatzënë. Unë e di se kur një fotografi është e rregulluar. Forma e barkut, editimi me një linjë të zezë në mes dhe mbulimi i gjoksit bëhet vetëm kur dikush është shtatzënë”.

“Jam këtu duke pritur për Nicki Minaj të deklarojë se ajo është shtatzënë”, ka shkruar një fans tjetër.

Ndërkaq, Nicki tashmë është martuar me Kennethe Petty dhe sipas aludimeve janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat