Këngëtarja e njohur i ‘dorëzon’ Instagram-in aktivistes me ngjyrë, ç’u kërkoi ajo fansave të saj?

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur i ‘dorëzon’ Instagram-in aktivistes me ngjyrë, ç’u kërkoi ajo fansave të saj?

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 06:58
Selena Gomez

Një aktiviste për të drejtat civile, e cila ishte një nga fëmijët e parë me ngjyrë që u integrua në një shkollë ku të gjithë ishin të bardhë në SHBA, ka marrë në dorë llogarinë në Instagram të Selena Gomez.

Ruby Bridges ndau pamjet arkivore nga protestat jashtë shkollës që ndoqi në Luiziana në vitet 1960.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje afro 180 milion ndjekësve të këngëtares që të qëndrojnë të bashkuar në "luftën për të shpëtuar jetën e njerëzve me ngjyrë".

Gomez është një nga personazhet e famshëm më të ndjekur në Instagram.

Gomez i ka dorëzuar llogarinë e saj në mediat sociale udhëheqësve dhe aktivistëve me ngjyrë për të theksuar punën e tyre.

Ky vendim vjen pas sulmeve të vazhdueshme anti-raciste në të gjithë SHBA, të nxitura nga vdekja e George Floyd, më 25 maj.

Këto protesta gjithashtu kanë çuar në diskutime më të gjera rreth racës, racizmit dhe policisë në Shtetet e Bashkuara.

Zonja Bridges u tha ndjekësve të Gomez të dielën se po ndante pamjet arkivore nga shkolla fillore “William Frantz” ,në New Orleans, më 1960 sepse "kjo do t'ju ndihmojë të kuptoni pse unë mendoj se ne, motrat dhe vëllezërit me ngjyrë, duhet të qëndrojmë të bashkuar në këtë luftë për të shpëtuar jetën ‘e zezë dhe kafe’".

Pamjet janë një fragment dy minutësh nga dokumentari “Fëmijët ishin duke pare”, i cili e hedh vështrimin te ditët e para të integrimit shkollor në New Orleans.

Ajo përshkruan kaosin me të cilin përballet Daisy Gabrielle, një nënë që kundërshtoi protestat dhe solli vajzën e saj të bardhë, Yolanda, në shkollën e sapo integruar, kur shumica e prindërve të bardhë po i mbanin fëmijët larg.

"Ishte e rëndësishme për mua që t'i tregoja botës çdo histori", shkruante zonja Bridges në titullin e postimit në Instagram.

Kush është Ruby Bridges?

Zonja Bridges ishte vetëm gjashtë vjeç në nëntor 1960, kur u bë një nga fëmijët e parë me ngjyrë që shkoi në një shkollë me fëmijë të bardhë, në Jug të SHBA.

Ndërsa Gjykata Supreme e SHBA ka përfunduar tashmë ndarjen racore në shkollat ​​publike në vitin 1954, ajo u përball me rezistencë në disa shtete, përfshirë Luiziana.

Në vitin 1960 shkollat ​​publike në New Orleans u detyruan të integrojnë studentë me ngjyrë.

Zonja Bridges mbrohej çdo ditë nga policët kur ndiqte klasën e parë. Ajo ishte nxënësja e vetme me ngjyrë dhe u përball me turma të zemëruara jashtë shkollës fillore “William Frantz”, pranë shtëpisë së saj.

Vetëm një mësuese ishte e gatshme të pranonte vajzën e re dhe ajo e kaloi vitin si një studente e vetme.

Përvoja e saj frymëzoi një pikturë të famshme të artistit amerikan Norman Rockwell, e cila u var për një kohë në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti i atëhershëm Barack Obama.

"Vajza në atë picture, gjashtë vjeç, nuk dinte absolutisht asgjë për racizmin - unë po shkoja në shkollë atë ditë,"- tha ajo në 2011.

"Por mësimi që nxora atë vit, në një ndërtesë të zbrazët të shkollës, ishte se askush nga ne nuk di asgjë për të mos e pëlqyer tjetrin kur vijmë në botë. Është diçka që na përcillet".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat