Sot do të festonte ditëlindjen, kaq vite do të mbushte legjenda Tupac!

Mediale Vip

Sot do të festonte ditëlindjen, kaq vite do të mbushte legjenda Tupac!

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 19:27
Tupac

Një nga reperët më legjendar të të gjitha kohërave, padyshim se është Tupac Amaru Shakur, i cili njihet me emrin e tij artistik 2pac.

I lindur me 16 qershor 1971, në New York, Tupac sot do të festonte ditëlindjen e tij të 49-të, po të ishte gjallë.

Reperi revolucionar Tupac, njihet për hitet e shumta që ka sjellë ndër vite, madje me këngët e tij ai arriti të vetdijësoj popullin amerikan, në kërkimin e të drejtave të tyre, sidomos për komunitetin e njerëzve me ngjyrë.

Këngët e tij do të mbesin në kujtesën e secilit dhe vazhdojnë të jenë tejet të dëgjuara e aktuale edhe ditëve të sotme.

Kujtojmë që Tupac u vra në vitin 1996, në Las Vegas, në një atentat ku u qëllua me disa plumba, e që më pas humbi jetën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat